Në përgjithësi, vaksinat që përmbajnë viruse jo aktive mund të jepen gjatë shtatzanisë. Vaksinat që përmbajnë viruse të gjalla nuk rekomandohen për gratë shtatzëna.
Dy vaksina që rekomandohen në mënyrë rutinore gjatë shtatzanisë:
Vaksinat kundër gripit – rekomandohen për gratë që janë shtatzënë gjatë sezonës së gripit – zakonisht në nëntor deri në mars, transmeton Gazeta Shneta.
Vakdina ndaj toksoidit tetanus, reduktimit të difterisë toksoidale dhe pertusis acellulat (Tdap) – një dozë e vaksinës Tdap rekomandohet gjatë secilës shtatzani për të mbrojtur të porsalindurin tuaj nga kolla e keqe, pavarësisht kur keni kryer vaksinimet e fundit.
Marrja e vaksinave kundër gripit dhe vaksina Tdap gjatë shtatzanisë mund të ju mbrojnë nga infeksioni dhe gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjës tuaj pas lindjes përpara se ai ose ajo të vaksinohen. Kjo është e rëndësishme sepse gripi dhe kolla e fortë mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për foshnjat.
Vaksinat që duhet t’i shmangni gjatë shtatzanisë:
Vaksina e varikelës
Vaksina MMR
Vaksina ndaj herpesit./GazetaShneta/