Edhe para se faza e parë e pandemisë të shpërndahet në të gjithë botën, shkencëtarët janë të shqetësuar për valën e dytë të sëmundjes.
Mund të jetë edhe më e keqe se e para, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe madje edhe mund të prekë personat që kanë një imunitet shumë të fortë, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa të ketë një vaksinë, “për fat të keq nuk është e mundshme të kemi një vaksinë deri në valën e dytë apo edhe të tretën”, tha Peter Marks, drejtori i cili i mbikëqyr vaksinat.
A mund të keni koronavirusin më shumë se njëherë?
Pyetja e parë në mendjen e çdo mjeku është nëse dikush që ka pasur Covid-19 është imun dhe nëse po për sa kohë. Njerëzit që kanë pasur koronavirusin mund të jenë imun ndaj tij për një vit por pas një viti imuniteti zbehet.
A do të largohet koronavirusi gjatë verës?
Një faktor tjetër është se nëse virusi mbijeton më gjatë në mot më të freskët dhe më të thatë. Kjo është arsyeja pse gripi është më i zakonshëm në dimër, virusi i tij mbijeton më gjatë dhe njerëzit kanë më shumë të ngjarë të jenë brenda shtëpive në kontakt të ngushtë.
“Ne nuk kemi asnjë ide në të vërtetë nëse kjo do të largohet gjatë dimrit”, tha Michael Mina, profesor i epidemiologjië në Qendrën e Sëmundjeve në Harvard.
Ajo që ne bëjmë ka rëndësi
Ekspertët thonë se si sillemi do të luajë një pjesë të madhe në madhësinë dhe ashpërsinë e valëve pasuese. Njerëzit mund të ndihmojnë duke mbetur vigjilentë për larjen e duarve, duke vazhduar në distancë shoqërore dhe të veshin maska në publik. /GazetaShneta/