Zanfina në fillimet e karrierës
Këngëtarja Zanifna Ismaili, u bë pjesë e skenës muzikore qysh kur ishte fëmijë.
Në adoleshencë filloi të këndojë këngë për të rritur. Atëbotë njihej si motra e vogël e këngëtares Adelina Ismaili.
Por me kalimin e kohës Zanfina bëri karrierë dhe e krijoi identitetin e vet skenik, tanimë jo si motra e Adelinës, por si Zanfina Ismaili, shkruan rtv21.tv
Shumë kush mund të mos e ketë harruar atë kur ishte në moshën 15 vjeçare. Në xhirimet e vitit të ri 2001 të “Labia-s” , ajo performon këngën “Ti do reklamë”.
Zanfina edhe pse shumë e re në moshë dukej në formë dhe e bukur.
Tani me kalimin e viteve vërehen ndryshime në pamje, por që ka uajtur tiparet e njëjta, me përjashtim të ndërhyrjes në buzë gjë që e ka pranuar edhe vet.