Ndotësit vdekjeprurës mund të arrijnë qarkullimin e gjakut kur ata thithen përmes mushkërive, paralajmërojnë studiuesit.
Nanopartikalet e krijuara nga tymi dhe nga shkarkimet e naftës kanë qenë së fundmi të lidhura me sëmundjen e zemrës, i cili njihet si vrasësi kryesorë në botë shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Por, si ndikuan në sistemin kardiovaskular ka qenë prej kohësh një mister deri në zbulimin e ri nga shkencëtarët.
Studimet e reja në njerëzit dhe kafshët potencialisht shpjegojnë lidhjen midis ndotjes së ajrit, sulmeve të zemrës dhe goditjeve, thonë ekspertët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në vitin 2012, rreth 72 për qind e vdekjeve të parakohshme në lidhje me ndotjen e ajrit ishin për shkak të sëmundjes ishemike të zemrës dhe goditjeve.
Sëmundja pulmonare, infeksionet respiratore dhe kanceri i mushkërive ishin të lidhura me 28 përqind të tjerë./Gazeta Shneta/