Daston Halloway nga Emory i Teksasit u kthye në shtëpi në mbrëmje dhe në shtratin e tij pa të dashurën e cila flinte përkrah një njeriu të panjohur. Shumica e njerëzve menjëherë do të nisnin debate të nxehta dhe ndoshta do të përfundonte me fatalitet, mirëpo ky person vendosi të bëjë krejt diçka tjetër.
Ai sapo i pa ata dy e nxori telefoni dhe i fotografoi duke fjetur në shtrat, madje ai në foto e kapi dhe vetën, transmeton Indeksonline.
“Kur vini në shtëpi dhe gjeni pranë të dashurës tuaj një të panjohur. Një njeri i mirë meriton një grua të mirë”, është përshkrimi i kësaj foto të cilës Daston e ka publikuar nëpër rrjetet sociale. Përveç mesazhit Daston vendos edhe “Smiley” dhe paqe në fund të përshkrimit.
Fotot e publikuara për një kohë të shkurtër u bën hit dhe mbështetja për Daston nga përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të vijnë menjëherë.
Ata kanë uruar atë për veprimin e tij, duke e quajtur “Cool”.
Ai e ka pranuar se në një pikë thellë diku brenda i kishte ardhur të reagonte ashpër dhe të përballej me këtë të panjohur, mirëpo më pas ai vendosi që ta zgjoi të dashurën e tij. Ai kuptoi se ajo ishte e bërë tap fare.
“Doja ta pyesja nëse unë duhet të fle në dhomën e miqve tani dhe se çfarë i pëlqen mysafirit tonë për mëngjes”, ka thënë më tutje ai.
Kjo gjë e ka bërë shumë keq Daston, mirëpo ai pranon se pas përkrahjes së madhe nga njerëzit ai e ka kaluar më lehtë këtë.