Pavarësisht nga llojet e pelenës që përdorni, duhet të keni kujdes që t’i lani në mënyrë sa më të mirë, dhe duhet të lahen një herë para se t’i përdorni.
Nëse lani pelenat vetë dhe në ndonjë kompani pastrimi, atëherë kontrolloni udhëzimet e dhëna(nëse ka të tilla), sepse disa kanë material që kërkojnë trajtim të veçantë.
Nëse ka njolla pelena, atëherë mund t’i vendosni në një enë për disa orë në mënyrë që të hiqen të gjitha papastërtitë.
Përdorni detergjentë, dhe jo sapun që nuk përmban aroma, enzime apo aditivë të tjerë, siç janë zbardhja dhe ndriçimi i pelenave, transmeton Gazeta Shneta.
Shmangni zbutësit pasi që ato mund ta irritojnë lëkurën e ndjeshme të bebes suaj, ndërsa për t’i eliminuar erërat disa prindër dëshirojnë t’i shtojnë sasi të vogël të sodës së bukës.
Një tjetër mundësi që e praktikojnë prindërit mund të jetë edhe uthulla e bardhë, në mënyrë që t’i zbutni pelenat.
Për temperaturën e ujit, këshillohuni me udhëzimet e larjes për pelena tuaj të veçantë.
Sigurohuni që pelenat të jenë shumë mirë të shpëlara. Uji i shpëlarjes duhet të jetë plotësisht pa sapun nga shpëlarja e fundit.
Ndërsa tharja në tharëse është e mirë për shumicën e pelenave./Gazeta Shneta/