Zakonisht nënat e reja në fillimet e tyre si gjidhënëse, janë më shumë në stres dhe kanë më tepër pasiguri për shkak se tani duhet të kujdesen për dy trupa.
Prandaj një kujdes i shtuar në këtë aspekt do të nënkuptonte që nëna të ketë një dietë ushqimore të begatë në mënyrë që të ketë sasi të mjaftueshme të qumështit, transmeton Gazeta Shneta.
Por cilat ushqime ndihmojnë në shtimin e sasisë së qumështit?
-Elbi, konsiderohet si ndër ushqimet më të shëndetshme dhe që luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qumështit, pasi rrit nivelet e ‘proklatinës’ që është një hormon që prodhon qumësht.
-Drithëra të ndryshme, është e njohur se copëtimi i drithërave dhe kalimi i tyre në gjendje të lëngët si shurup, përmban sasi të laktozës dhe që ndihmon në prodhimin e qumështit të gjirit.
-Kopra, njihet prej perimeve të cilat kanë një ‘marrëveshje’ me nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji, dhe që është mjaft e popullarizuar mirëpo duhet të keni kujdes nga përdorimi i tepërt.
-Pas elbit, një ndër pijet që stimulojnë më së shumti prodhimin e qumështit është edhe kafeja, megjithatë këtë mund ta përdorni me perime të tjera si biskotat në mënyrë që të ketë efekt.
Këto janë disa nga ushqimet më të rëndësishme në rritjen e sasisë së qumështit./Gazeta Shneta/