Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si ta lehtësoni ënjtjen e këmbëve gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 14/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shtatzëni vihet re një fryrje e gjymtyrëve të poshtme, sidomos në muajt e fundit dhe gjatë stinës së verës dhe kjo gjendje shkaktohet nga qarkullimi jo i mirë i gjakut në vena si edhe nga delikatesa e kapilarëve.

Zakonisht simptomat shfaqen në mbrëmje dhe pas një dite të lodhshme por mund të ndodhë që të shfaqen edhe pas një qëndrimi të gjatë në pozicion ulur. Zakonisht ky shqetësim shfaqet më tepër në stinën e verës pasi temperaturat e larta dhe lagështira favorizojnë hapjen e venave në gjymtyrët e poshtme.

Si të lehtësojmë simptomat?
• Bëni aktivitet fizik. 2-3 herë në javë ndjekja e një sporti të përshtatshëm do t’ju ndihmojë shumë.

• Ushqehuni shëndetshëm dhe kujdes me kilet e tepërta. Pesha shtyp edhe më tepër enët e gjakut duke e theksuar edhe më tepër një simptomë të caktuar.

• Ndërroni shpesh pozicion, qoftë nëse jeni ulur apo në këmbë. Të paktën për 2 minuta nëcdo 1 orë.

• Pushoni me këmbët e vendosura pak lart, rreth 15-20 cm të ngritura.

• Kujdes me përdorimin e takave. Nëse keni mundësi ruani formën natyrale të këmbës, pra pa e lodhur me taka të larta.

• Kujdes me veshjen. Ajo duhet të jetë tepër e bollshme.

• Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera të shëndetshme. Një hidratim i mirë është shumë i rëndësishëm.

• Bëni dush me ujë jo të nxehtë, por të ngrohtë në mënyrë që enët e gjakut të mos zgjerohen më tepër.

• Bëni masazhe. Kjo do të lehtësojë ndjesinë e fryrjes dhe peshës që mund të ndieni tek këmbët.

• Mund të përdorni një medikament të caktuar, gjithmonë pas jua ka rekomanduar edhe mjeku. Ato aplikohen në formën e një kremi apo xheli por edhe në formën e pluhurit apo kokrrave që merren nga goja. /pernenat.al/

Artikulli paraprak12 zakone të cilat gratë shtatzëna duhet t’i ndalojnë menjëherë
Artikulli i rradhës Këto dy gjëra, duhet bërë çdo grua që futet në lindje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.