Është e zakonshme të përjetoni marramendje gjatë shtatzënisë dhe gjithmonë duhet të diskutoni marramendjen dhe simptomat e tjera me mjekun tuaj.
Lexoni më tej për të mësuar me menaxhimin e kësaj simptome shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Menaxhimi i marramendjes në shtatzëni
Ka disa mënyra sesi të shmangni ose zvogëloni marramendjen kur jeni shtatzënë:
-Kufizoni periudhat e gjata të qëndrimit,
-Sigurohuni që të vazhdoni të lëvizni kur jeni në këmbë për të rritur qarkullimin,
-Shmangni shtrirjen në shpinë në tremujorin e dytë dhe të tretë,
-Hani shpesh ushqime të shëndetshme për të shmangur sheqerin e ulët në gjak,
-Pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin,
-Vishni veshje të rehatshme,
-Merrni ilaçe siç rekomandohet nga mjeku juaj për të trajtuar gjendjen që shkakton marramendjen./GazetaShneta/