Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si të reagoni kur ndodh tërmeti dhe pranë e keni beben tuaj

Jetë 01/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të papriturat që ndodhin nga dukuritë natyrore si tërmeti, duhet pasur parasysh disa udhëzime në lidhje me kujdesin dhe mbrojtjen e bebes suaj.

Këtë më së miri e tregon mamia Razije Musa, në njoftimin e saj në rrjetin social “Facebook”, shkruan GazetaShneta.

Postimi i saj:

SI TË REAGOJMË KUR NDODH TERMET DHE E KEMI BEBEN AFËR ?

Të them të drejten nuk mund të gjeja forcë për të shkruar diçka tjetër. Kjo që ndodhi me Shqipërinë na ka prekur të gjithëve.

Të dashura nana, termeti nuk paralajmëron, jo gjithmonë është i densitetit të ulët dhe nuk jep kohë për të menduar.

Në rast se keni bebe afër ju duhet të keni informata se si të reagoni në ato momente.

1)Fillimisht fëmijën mbajeni fort, mbështjelleni në gjoksin tuaj.

2)Vraponi drejt ndonjë objekti që mund të ju mbroj, nën tavolinë do të ishte ideale por jo nën tavolina që janë me xham sepse ato mund të lëndojnë më shumë.

3)Nëse banoni në kate të larta mos e përdorni liftin asnjëherë.

4)Mos qëndroni pranë tv, dritareve apo objekteve që mund të bien mbi ju.

5)Nëse keni ndonjë vend ku mund të kapeni fort, atëherë me një dorë mbajeni beben gjithmonë duke e mbështjellur në gjoksin tuaj dhe me dorën tjetër kapeni objektin.

Shembull se si një fëmijë shpëton kur mbështjellet nga i rrituri është ai i Gjyshes që shpëtoj nipin duke e mbrojtur me trupin e saj.

Ky rast më ka bërë të mendoj shumë dhe të shoh madhështinë dhe dashurinë e pakusht të prindërve dhe gjyshërve.

Gjithsesi, unë uroj nga zemra që humbje të mos kemi as te të rriturit e aq më pak te fëmijët.

Rrethanat nuk janë të njejta asnjëherë këto këshilla mund të ju orientojnë çka të bëni, por tentoni të ruani qetësinë dhe mos humbisni logjikën nga panika.

Shikoni përreth çka mund të ju mbroj ju dhe beben tuaj.

Uroj të mos ndodhin fatkeqësi të tilla më asnjëherë.

Me dashuri, Razija./GazetaShneta/

Artikulli paraprakJa se çfarë tregojnë shenjat që keni në trup
Artikulli i rradhës Aplikimi i vezëve në flokë – benefitet dhe përdorimi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.