Ushqimet për fëmijët nga muaji i gjashtë është e rëndësishme që të jenë sa më të ndryshme dhe të mos përmbajnë gluten për shkak se shkakton alergji tek fëmija.
Tashmë ( nëse nuk e keni bërë më parë ) ju duhet të filloni t’i prezantoni me rradhë ushqimet fëmijës.
Çdo ndërhyrje që do të bëhet duhet të jetë me një distancë prej 3-4 ditësh nga njëra-tjera, në mënyrë që ju të jeni në gjendje të kuptoni nëse ato japin alergji tek fëmija.
Të gjitha frutat dhe perimet, fillimisht duhet të jepen të ndara nga njëra-tjetra.
Në ushqimin e fëmijës nuk duhet të përdorni yndyrna shtazore, por vetëm bimore ( vaj ulliri ) dhe jo më tepër se një lugë kafeje. Ju mund të filloni duke i dhënë fëmijës drithërat. Ato mund të jenë miell gruri, miell misri, miell orizi, miell elbi, miell tërshëre, miell tapioke.
Fëmija ato fillimisht mund t’i konsumojë në drekë. Përgatitja e tyre mund të bëhet më qumësht nëse ato nuk e kanë në përbërjen e tyre, dhe me ujë nëse ato kanë përbërje qumështi.
Pas rreth një jave mund të filloni t’i jepni fëmijës edhe frutat, të cilat duhet të jenë mollë dhe dardhë. Për të pasur një pure më të butë frutash mund t’i zieni me pak ujë. Ju këshillojmë që shtypjen e frutave ta bëni me pirun dhe jo me grirëse, pasi kjo e fundit e bën shumë të lëngshme.
Kemi ardhur kështu në mesin e muajit të gjashtë.
Tani mund të filloni t’i prezantoni fëmijës perimet, të cilat duhet të jepen ne drekë. Të parat që fëmija duhet të provojë janë patatja, kungulli dhe karrota. Pureja e tyre në këtë moment duhet të bëhet vetëm me lëngun e zierjes, i cili mund të përdoret pas grirjes së tyre, për ta holluar nëse lind nevoja.
Më pas mund të shtoni në purenë e perimeve vaj ulliri dhe djath bebesh ose parmixhan me stazhionim të lartë. Baza e cdo supe duhet të jetë patatja, e cila e bën atë më kremoze, transmeton Për Nënat.
Në muajin e shtatë fëmijës duhet t’i shtohet edhe një vakt tjetër. Tani skema e ngrënies së fëmijës duhet të përmbajë mëngjesin, dreken, pasditen dhe darkën.
Por, çfarë mund të hajë fëmija gjatë vakteve?
Në mëngjes fëmija mund të hajë drithërat e përgatitura me qumësht, në drekë supën e perimeve, pasdite frutat dhe në darkë drithëra me lëngun e perimeve ose të mishit të pulës.
Një fëmijë në muajin e shtatë mund të hajë edhe perime të tjera si brokoli, lulelakra, spinaqi dhe kungull të verdhë. Gjithashtu ju duhet të shtoni në supën e perimeve edhe pak mish të bardhë.
Fillimisht tuli i mishit nuk duhet të hidhet në supë, por duhet të merret vetëm lëngu dhe pas rreth një jave mund të shtohet i gjithë mishi.
Ju mund të bëni kombinime të ndryshme me perimet dhe mishin për t’i servirur gjithmonë fëmijës shije të ndryshme.
Nga ky moment mund të rregulloni supën e fëmijës me pak vaj ulliri dhe djathë bebesh ose parmixhan. Djathi parmixhan duhet të jetë shumë i stazhionuar, pasi në këtë mënyrë yndyra që do të marrë fëmija do të jetë shumë e vogël.
Disa nëna mund të pyesin veten po kripa e djathit parmixhan? Është e vërtetë që fëmija deri në vitin e parë të jetës nuk duhet të hajë ushqime që përmbajnë kripë, por sasia e kripës që ndodhet në djathin parmixhan është në raportin 1.38 gram kripë për 100 ml qumësht.
Në supën e fëmijës hidhet vetëm një lugë kafeje djathë, pra sasia e kripës është e papërfillshme. Megjithatë kjo është një zgjedhje e juaja.
Pasdite fëmija duhët të hajë frutat që përmendëm më lart, por duke shtuar edhe bananen, e cila sigurisht që nuk ka nevojë për zierje.
Frutat mund të përgatiten me kos dhe biskotë, ndërsa bananen mund ta përgatisni edhe me qumësht në vend të kosit.
Darka e fëmijës mund të përmbajë një supë të përgatitur nga drithëra pa përmbajtje qumështi. Ato mund të bëhën me lëngun e supës së drekës dhe me pak vaj ulliri.
Nga muaji i 8-të ju mund të shtoni në supën e fëmijës edhe pak nga kërcelli i selinosë ( jo gjethet ). Ju tani mund të filloni t’i jepni fëmijës peshk, i cili nuk duhet të jetë i përmasave të mëdha.
Nuk duhet në asnjë mënyrë të hidhni në supën e fëmijës karkaleca dhe molusqe ( kallamar, sepie, midhje ). Pas rreth një jave mund të filloni t’i jepni fëmijës edhe mish të kuq.
Tani programi javor i ushqimit të fëmijës duhet të përmbajë:
– 2 ditë peshk;
– 3 ditë mish të bardhë;
– 2 ditë mish të kuq.
Supa e darkës mund të përgatitet me lëngun e perimeve ose mishit edhe makarona të vogla të posacme për bebe.
Nga muaji i 9-të fëmijës mund t’i fillohet veza e cila duhet të hidhet në supën e drekës. Ajo duhet t’i jepet njëherë në javë dhe duhet të zëvendësojë mishin e asaj ditë.
Për shembull ju mund t’ja jepni një ditë vezën për t’ja dhënë mishin e bardhë dy herë në javë nga tre herë. Deri në vitin e parë të jetës fëmija duhet të hajë vetëm të verdhën e vezës, dhe më pas mund të hajë vezën e plotë.
Pasi fëmija ka festuar ditëlindjen e parë, gradualisht duhet të fillojë të mësohet të hajë ushqimin që ha pjesa tjetër e familjes. Ky ushqim duhet të pritet në copa të vogla.
Kjo mënyrë të ngrëni stimulon procesin e përtypjes tek fëmija. /Gazeta Shneta/