Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si të ushtroni gjatë shtatëzanisë

Jetë 29/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të qëndroni në kondicion të mirë është njëri ndër kushtet për të patur një shtatëzani pa komplikime dhe një lindje të lehtë. Përveç kësaj, arsyet për të ushtruar në shtatëzani janë edhe një punë e mirë për sistemin kardiovaskular, mbajtja e disponimit të mirë, lindje më e lehte dhe më e thjeshtë, shërim i shpejtë dhe një gjendje e mirë e përgjithshme.

Të ushtruarit jo vetëm që nuk është i dëmshëm por madje mund të parandalon komplikimet eventuale, siç janë tensioni i lartë që mund të shpie në preeklampsi. Duke ushtruar gjatë shtatëzanisë ju mund të parandaloni disa lëndime dhe dhembje të lidhura me rritjen e peshës dhe mënyrës së ndryshuar të ecjes.

Dhe përsëri këshilla e njejtë – ndëgjoni trupin tuaj – shtatëzania nuk është gjendje në jetë kur mund të bëheni shampion olimpik dhe përnjëherësh të ndërroni shprehitë tuaja. E rëndësishme është që të ndiheni mirë dhe të mos lodheni shumë.

Si të bëni ushtrime të sigurta gjatë shtatëzanisë?

Ja disa nga këshillat themelore për ushtrime të sigurta dhe të këndshme gjatë shtatëzanisë:

1. Vishni rrobe komode dhe të lehta për të ushtruar dhe një brushalter të fortë.

2. Zgjedhni atlete të cilat janë të dedikuara enkas për të ushtruar.

3. Gjithmonë ushtroni në sipërfaqe të rrafshët, mos harroni që gjatë shtatëzanisë, baraspesha juaj nuk është në gjendjen më të mirë.

4. Hani mjaftueshëm por gjithmonë një orë para ushtrimeve që të mos keni neveri. Do të ishte ideal një ushqim i lehtë.

5. Pini ujë të mjaftueshëm para, gjatë dhe pas ushtrimeve, sepse nëse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme lëngjesh mund të dehidroni, kështu mund të fillojnë kontraktimet. Zakonisht këshillohet që të pihen dy gota ujë, dy ora para ushtrimeve, ndërsa gjatë ushtrimeve nga disa gllënjka çdo 15 minuta.

6. Hapsira ku ushtroni të ketë ajrosje dhe temperaturë të duhur.

7. Pas ushtrimeve në sipërfaqe, ngrituni ngadalë dhe shkallë-shkallë që të mos keni neveri dhe të mos humbni baraspeshën. Nëse keni marramendje apo neveri gjatë ushtrimeve në sipërfaqe, shtrihuni në anën e majtë dhe qëndroni ashtu derisa të ju kalojë.

8. Mos e teproni me ushtrime – tempo duhet të jetë ashtu që të mund të flisni dhe të mos e humbni frymën dhe të djersiteni shumë pak.

9. Mos u tërhiqni shumë gjatë ushtrimeve – derisa jeni shtatëzënë jeni më elastike shkaku i relaksinës, hormonit që krijohet gjatë shtatëzanisë, kështu që mund të mos e ndjeni që po tërhiqeni më shumë se sa duhet.

Në cilat raste duhet të konsultohem me mjekun?

Nëse po planifikoni që të ushtroni, gjithsesi së pari konsultohuni me mjekun tuaj. Megjithëse egzistojnë disa gjendje në shtatëzani kur mjeku do të duhet të mendoje mirë para se të ju lejojë ushtrimet apo do të ju udhëzojë se cilat ushtrime ti praktikoni.

Ato gjendje janë: abortet e mëparshme, shtatëzania me binjakë apo nëse keni ndonjë sëmundje diabetike para shtatëzanisë apo nëse është krijuar gjatë shtatëzanisë, nëse gjatë shtatëzanisë keni patur gjakderdhje, nëse foshnja nuk zhvillohet si duhet, nëse lajmërohen kontraktimet etj. Duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni edhe gjendje të tjera – hipertension kronik, sëmundje të zemrës, të mushkërive apo të enëve të gjakut, të cilat mund ta komplikojnë shtatëzaninë.

Kur duhet të ndërpres ushtrimet?

Ndërpreni ushtrimet nëse:

– vëreni që ju ka plasur uji

– keni gjakderdhje

– ndjeni neveri, marramendje apo frymëmarrje të vështirësuar

– ndjeni dhembje të barkut apo gjoksit

– keni kontraktime

– nuk ndjeni lëvizjet e foshnjes

Cilat aktivitete, respektivisht sporte, nuk preferohen?

– shmangni aktivitetet tek të cilat mundësitë për tu rrëzuar janë më të mëdha (skijimi, kalërimi) dhe ku mund të keni ndryshime të shtypjes (zhytja, kampimi),

– sportet me kontakte siç janë futballi, basketbolli apo volejbolli,

– aktivitetet të cilat kërkojnë kërcim dhe vrapim,

– mos bëni pompa, mos i mundoni muskujt e barkut, shmangni shtrëngimet e tepërta,

– shmangni ushtrimet tek të cilat do të ju duhet të qëndroni shtrirë në anën e djathtë për më shumë se tre minuta,

– shmangni ushtrimet në kushtet me lagështi dhe nxehtësi.

Para se të ushtroni gjithmonë bëni nxemjen, ashtu që ti parapregatitni muskujt dhe nyjet për akcion. Nëse nuk e bëni këtë, dhe menjëherë filloni me ushtrime, rrezikoni të lëndoheni.

Artikulli paraprakJa cilat ushqime ndihmojnë që ta mundni lodhjen
Artikulli i rradhës Studiuesit paralajmërojnë se letrat higjienike janë të rrezikshme, ja çfarë duhet të përdorim

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.