Blogeri australian, Martin Wanless, shpërndau një këshillë, e cila po konsiderohet dhe vlerësohet si gjeniale nga nënat e tjera.
Ai rekomandoi mbushjen e prezervativëve me ujë dhe më pas ngrirjen e tyre për t’i përdorur si produkt i reduktimit të ënjtjes dhe lehtësimit të dhimbjeve, transmeton Gazeta Shneta.
“Pikërisht prezervativët”, shkroi Wanless në një postim në blogun e tij.
Sipas postimit, gruaja e Wanless përdori të njëjtën metodë, e cila qe mjaft efektive për të. Madje, ai publikoi edhe falënderimet që i bëri ajo në drejtim të tij./Gazeta Shneta/