Prindërit e rinj, përherë janë të interesuar të dinë më shumë rreth foshnjës së tyre dhe shëndetit të përgjithshëm.
Njëra nga pyetjet e shpeshta që i mundon, është të njohin gjendjen e foshnjës, përmes jashtëqitjes dhe eliminimit të fekaleve të tyre, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
E vërteta rreth tyre është se foshnjat derdhin një shumëllojshmëri të gjerë konsistencash, frekuencash dhe ngjyrash të fekaleve.
Për sa kohë që bebja është e lumtur, duke pirë mirë, duke ngrënë ushqim të shëndetshëm, duke u rritur dhe zhvilluar në rrugën e duhur, kjo zakonisht është brenda kufijve normalë. Thënë kështu, ka disa shenja që kërkojnë vëmendje të mëtejshme.
– Jashtëqitje shumë e fortë (formë e guralecave)
Kjo gjendje është shpesh një shenjë se foshnja juaj ka nevojë për më shumë lëngje, kështu që konsultohuni me pediatrin tuaj për t’u siguruar që ai po merr mjaftueshëm qumësht gjiri ose formulë.
– Jashtëqitje shumë e butë (jashtëqitja e lëngshme)
Kjo mund të nënkuptojë që fëmija juaj ka një prekje nga ndonjë virus, ka pasur shumë ushqime me fibra ose është thjesht më i ndjeshëm ndaj diçkaje që ka ngrënë ose pirë. Për sa kohë që ai ha dhe pi normalisht dhe barku i tij nuk është i butë apo i fryrë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
– Jashtëqitje shumë ngjyrshe – varet nga ajo që shihni
Bebet mund të nxjerrin jashtëqitjen e një larmie ngjyrash, dhe shumica e versioneve mbesin të verdhë, jeshile ose kafe, mirëpo janë të gjitha brenda intervalit normal.
Telefononi pediatrin tuaj nëse shihni jashtëqitje të kuqe ose të zezë (mund të jetë e përcjellur me gjak), të bardhë ose gri (mund të jetë një problem i mëlçisë).
– Jashtëqitje të tepër brenda ditës
Kjo vlen nëse bebja juaj ka jashtëqitje më shumë se 6-8 herë në ditë (pas muajit të parë). Mes tjerash, mund të jetë një shenjë e një infeksioni (shpesh një virus) që mund të çojë në dehidrim. Telefononi pediatrin tuaj rreth kësaj gjendje.
– Jashtëqitje e pamjaftueshme
Kjo situatë mund të nënkuptojë se ai është kaps. Nëse vëreni gjumë të dobët, sjellje të vështira ose shtytje dhe sforcim shumë të vështirë, atëherë lëngu i kumbullave të thata ose kumbullat e ushqimit për fëmijë në dietën e tyre mund të ndihmojnë. /Gazeta Shneta/