Ju tashmë jeni në muajin e katërt të shtatzënisë suaj.
Brenda javës së 16-të të shtatzënisë mund të ndjeni lëkundjet e para të foshnjes suaj shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Karakteristikat e zhvillimit të foshnjes suaj
-Zemra e foshnjes suaj do të rrahë rreth 150 deri në 180 herë në minutë;
-Foshnja mund të shijojë lëngun amniotik që përmbanë lëndë ushqyese të fituara nga dieta juaj;
-Muskujt dhe kockat vazhdojnë të rriten;
-Aftësia për të dëgjuar është ende në zhvillim dhe përgjatë kësaj jave foshnja mund të fillojë të dëgjojë tinguj të kufizuar./GazetaShneta/