Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jeni shtatzënë dhe keni probleme me gjumin? Ja 6 këshillat e arta

Këshilla për shtatzëna 24/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shtatëzani zakonisht ritmi gjumit shpesh rrënohet, ndërsa me rritjen e barkut zvogëlohet mundësia që gruaja shtatëzënë të flejë disa orë pa u zgjuar. Që nëna e ardhshme të kalojë natën sa më qetë, pranë krevatit të rehatshëm, duhet të gjej një pozitë adekuate për gjumë.

Ja disa këshilla për shtatëzënat të cilat mundësojnë pushim të rehatshëm gjatë natës. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua shtatëzënë sepse para saj është një periudhë plot me sfida dhe brenga.

Si fillim errësoni dhomën, vëni mbulesa të pastra dhe largoni kompjuterin prej dhomës ku fleni.

1. Jastekat
Vendosni disa jastekë dhe shtrihuni mbi ta. Kjo do të duhej ta largojë foshnjen nga diafragma juaj, të zvogëlojë shtypjen dhe të lehtësojë frymëmarrjen tuaj. Mushkëritë do të jenë më të lira dhe nuk do të keni ndonjë dhembje apo jorehati.

2. Uji
Konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës por shmangni konsumimin e ngarkuar të lëngjeve pas orës 18. Në këtë mënyrë parandaloni që legeni juaj të jetë i mbushur gjatë kohës kur jeni duke pushuar dhe do të shkoni me rrallë në toalet. Mos pini kafe, sepse kofeina do të ju mundojë poashtu.

3. Qumështi
Para gjumit pini një gotë qumësht të pasterizuar. Laktoza në qumësht është sheqeri i cili stimulon insulinën që ndihmon proteinat, siç është triptofani në qumësht ku hyn në tru, kjo lehtëson të flini. Nëse laktozën nuk ju tret lukthi lehtë, siç është rasti me shumë shtatëzëna, provoni qumështin e sojës apo orizit.

4. Temperatura
Çkyqni klimën apo ngrohësen nga dhoma e gjumit. E rëndësishme është që ti kontrolloni para se të fleni. Trupi lëshohet më lehtë në ambient të freskët. Përveç kësaj, shtatëzënat shpesh e kanë të nxehtë, prandaj keni kujdes me temperaturën e dhomës.

5. Ilaçet
Nëse problemi me gjumin e dëmton shëndetin tuaj dhe të foshnjes konsultohuni me mjekun – ndoshta është e nevojshme që të merrni ndonjë ilaç që ndihmon. Egzistojnë ilaçe të cilat i lejohen shtatëzënave, madje edhe të posalindurve, por keni kujdes dhe në çfarëdo rasti konsultohuni me mjekun tuaj.

6. Fleni në një anë
Shtrihuni anash. Preferohet në anën e majtë, sesa në të djathtën sepse më lehtë qarkullon gjaku drejt mitrës. Në bark nuk do të mund të fleni, por shmangni edhe pushimin në shpinë – në atë pozitë pesha e mitrës shtyp enët e gjakut të cilën e ushqejnë placentën dhe zemrën.

Artikulli paraprakQMF’të janë të mbingarkuara nga pacientët me grip
Artikulli i rradhës Këto janë arsyjet pse ju nuk po mbeteni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.