Nuk ka kohë të përcaktuar se kur do të ovuloni dhe kur ju vijnë menstruacionet pas lindjes. Kjo ndryshon nga njëra grua tek tjetra.
Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji, mund të ovuloni rreth 9 javë ose 10 javë pas lindjes. Periodat do t’ju vijnë dy javë më vonë, pra 11 javë ose 12 javë pas lindjes.
Ose mund të kalojë edhe një vit derisa të ovuloni sërish dhe t’ju vijnë periodat.
Koha mesatare që duhet për nënat që ushqejnë fëmijët me gji është rreth 6 muaj.
Ju keni më shumë gjasa që t’u vijnë periodat herët nëse:
1.Fëmija fle për më shumë se katër orë gjatë ditës dhe 6 orë gjatë natës pa ndërprerje. 2.Fëmija ka filluar të hajë ushqime të ngurta. 3. Po alternoni qumështin e gjrit me formulën. 4.Fëmija përdor çuçon.
Periodat kanë më pak gjasa të kthehen nëse:
1.Ju e ushqeni fëmijën shpesh gjatë ditës dhe nuk ka filluar ushqimin e ngurtë.2. Flini bashkë me fëmijën. 3.Koha se kur ju vijnë periodat pas lindjes varet edhe nga niveli i progresteronit në trupin tuaj. Nëse nivelet e progresteronit janë të larta, periodat do të vijnë më vonë.
Pra, është e mundur që ju të ushqeni fëmijën me gji, por ndërkohë të jeni pjellore./pernenat.al/