80% e nënave i krahasojnë trupat e tyre me idealet joreale
Sipas mijërave studimeve të kryera është vërtetuar se shumë gra, pas lindjes së fëmijëve përjetojnë një fazë kritike të shëndetit mental. Kjo për arsye se trupi i tyre i nënshtrohet ndryshimeve drastike fizike që rrjedhimisht ndikojnë edhe në shëndetin mental të nënave.
DailyMail ka publikuar një artikull me intervista të disa nënave të cilat kanë arritur që të bien në dashuri me trupin e tyre post-natal, përcjellë GazetaShneta.
Ulrika Jonsson është nënë e 3 fëmijëve dhe thotë se është e ngopur nga fotografitë fallse në internet të cilat shfaqin linja perfekte të nënave, por që këto linja janë të rregulluara me efekte të ndryshme. mumiet e shijshme pa një shenjë shtrirje në sy
Sipas një sondazhi thuhet se 80 për qind e nënave i krahasojnë trupat e tyre me format ideale trupore por që në thelb janë joreale.
Sipas artikullit thuhet rol të madh luajnë edhe rrjetet sociale ku pa reshtur propagandohet “trupi ideal” për një femër.
Kurse Louise Double, ka thënë se ka kaluar muaj të tërë duke u ndier keq për veten, kurse së fundmi ka pranuar veten me format e saja, që realisht janë të shëndetshme dhe reale. /GazetaShneta/