Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paketoni këto gjëra esenciale në çantën që do e merrni në spital

Këshilla për shtatzëna 28/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe nëse nuk planifikoni një lindje në spital, mund të keni nevojë të shkoni krejt papritur, kështu që përpiquni të keni një çantë të paketuar që në javën e 36-të të shtatzanisë.

Nëse jeni duke hyrë në muajt e fundit të shtatzanisë, tash është momenti i duhur për të bërë bashkë disa nga gjërat esenciale që do ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj në spital para dhe pas lindjes.

Rregullat e spitalit ndryshojnë dhe nuk mund ta dini saktë se çfarë ju lejohet të merrni me vete. Andaj sigurohuni që po paketoni gjërat e duhura.

Çfarë duhet të paketoni?

– Rroba të përshtatshme. Mund të ju duhet të lëvizni nëpër spital andaj duhet të keni rroba të përshtatshme që ju lejojnë të lëvizni lirshëm dhe të ndjeheni rehat.

– Pantofla të lehta. Merrni një palë pantofla pa lidhëse të cilat mund t’i  mbathni e zbathni shpejtë.

– Çorape. Besoni apo jo, këmbët tuaja mund të ftohen krejt papritur gjatë qëndrimit tuaj në spital.

– Këmishë të natës. Merrni një këmishë natë të përshtatshme e cila mundet edhe të ju dëmtohet, andaj merrni dicka që mund ta hidhni më pas.

– Vaj për masazh. Një masazh i lehtë në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjymtyrëve tjera do të ishte relaksues në disa momente, raporton GazetaShneta.

– Balsami për buzë. Duhet të jeni në dijeni që buzët tuaja mund të thahen shpejt andaj një balsam i mirë për buze do ju shërbente shumë.

– Ushqime dhe pije të lehta. Paktoni dicka të lehtë dhe të shëndetshme për të ngrënë dhe për të pirë. Kështu do të mbusheni me më shumë energji.

– Lidhëse flokësh. Nëse keni flokë të gjata, mund të dëshironi që ato të jenë të lidhura.

– Jastëkët. Spitali nuk mund të ketë mjaft për t’ju bërë me të vërtetë të ndiheni rehat. Një jastëk në formë V mund t’ju japë mbështetje shtesë kur ushqeni me gji fëmijën tuaj.

– Gjëra atraktive për të kaluar kohën e lirë. Libra, revista ose një tabletë, MP3 për muzikë etj./GazetaShneta/

Artikulli paraprakKa ardhur koha të tregojmë të vërtetën për trupin e grave pas lindjes
Artikulli i rradhës Pelena VS pampersi? Ja cilën e preferojnë prindërit nëpër botë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.