Gratë që përdorin shumë paracetamol gjatë shtatzënisë mund të kenë më shumë gjasa që të kenë fëmijë me probleme në të dëgjuar, sesa ato që nuk përdorin paracetamol.
Hulumtuesit analizuan të dhënat për gati 113,000 fëmijë dhe prindërit e tyre, duke përfshirë 2.246 fëmijë të cilët ishin diagnostifikuar me ADHD – probleme me dëgjim. Pothuajse gjysma e nënave kishin marrë paracetamol gjatë shtatzënisë, raportuan kërkuesit në ‘Pediatrics’, transmeton Gazeta Shneta
Përdorimi i barnave gjatë tremujorit të parë u shoqërua me 7% më shumë shanse për të pasur fëmijë me probleme në dëgjim, ndërkohë që rreziku rritej në 22% dhe 27% për gratë që bënin të njëjtin veprim në tremujorin e dytë dhe të tretë.
Përdorimi afatshkurtër nuk rrit rrezikun për një dukuri të tillë. Në fakt, kur gratë merrnin paracetamol për më pak se tetë ditë, ato kishin 10% më shumë gjasa që të kenë fëmijë me probleme në dëgjim sesa nënat që nuk kishin përdorur fare barna gjatë shtatzënisë, zbuloi studimi.
“Kjo është e rëndësishme, pasi më shumë se 50 për qind e grave në vendet perëndimore përdorin paracetamol gjatë shtatzënisë, një numër i madh i fëmijëve janë gjithashtu të ekspozuar ndaj përdorimit afatgjatë”, tha Ystrom, kryesuesi i studimit./Gazeta Shneta/