Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka një lajm të keq për personat që kanë grup gjaku A, B ose AB

Jetë 02/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njerëzit me grup gjaku A, B ose AB kanë më shumë gjasa që të preken nga goditjet në zemër.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, të cilët besojnë se këta njerëz kanë nivele me të larta të një proteine koaguluese, e cila mund të pengojë gjakun që të arrijë në organet vitale.

Siç shkruan e përditshmja “DailyMail”, të dhënat janë shqetësuese, duke marrë parasysh që grupi i gjakut është diçka jashtë dorës së njeriut, por tërësisht gjenetike.

Megjithatë ekspertët thonë se duke pasur një stil jetese të mirë, si mos pirja e duhanit dhe të ushqyerit shëndetshëm janë mënyra më e mirë për të ulur rrezikun për prekjen nga goditjet në zemër.

Shkencëtarët holandezë analizuan të dhënat nga disa studime shkencore të 1.3 milionë njerëz. Ata dalluan se 14 në 1000 persona me grup gjaku 0, grupi më i zakonshëm, pësonte goditje në zemër, transmeton tv Klan.

Ndërsa ata që i përkisnin grupit A, B apo AB, kishin një rritje të lehtë, me 15 në 1000 persona.

Ekspertët thonë se duhen më shumë studime për të kuptuar lidhjen mes rrezikut për goditje në zemër dhe grupit të gjakut të një personi.

Megjithatë, sipas tyre, në të ardhmen grupi i gjakut duhet të merret parasysh si një faktor risku për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, së bashku me kolesterolin, moshën, seksin, presionin e gjakut.

Këto të dhëna vijnë pasi shkencëtarët zbuluan një mënyrë të re për të identifikuar grupin e gjakut të një pacienti brenda pak sekondave, me 99.9 për qind saktësi./InfoShqip/

Artikulli paraprakVeseli pret specialistët e mjekësisë, godet Ministrinë: Po na frikëson të gjithëve
Artikulli i rradhës Përse është i rëndësishëm detoksifikimi dhe si ta bëjmë atë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.