Të marrësh shumë kafeinë gjatë shtatzanisë mund të dëmtojë zhvillimin e mëlçisë së foshnjës dhe rritë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë në moshën e rritur sipas një studimi të ri.
Gjetjet e studimit tregojnë se konsumimi i kafeinës ekuivalente me 2-3 filxhanë kafeje mund të ndryshojë nivelin e stresit dhe hormonit të rritjes në një mënyrë që mund të dëmtojë rritjen dhe zhvillimin dhe të rrisë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë në moshën e rritur, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet e mëparshme kanë treguar që konsumimi i kafeinës prenatale prej 300mg në ditë ose më shumë te gratë, që është afërsisht 2 deri në 3 gilxhanë kafe në ditë, mund të rezultojë në pesha më të ulëta të fëmijëve të tyre. Gjithashtu konsumimi i kafeinës prenatale mund të ketë efekte më të dëmshme afatgjata në zhvillimin e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike, një gjendje e keqe që shoqërohet normalisht me mbipesha dhe diabetin.
Këto gjetne konfirmojnë jo vetëm që ekspozimi i kafeinës prenatale çon në ulje të peshës së lindjes dhe të dëmton mëlçinë para lindjes por gjithashtu zgjerojnë kuptimin aktual për ndryshimet hormonale që rrjedhin nga këto ndryshime dhe sugjerojnë mekanizmin e mundshëm për rritjen e rrezikut të sëmundjes së mëlçisë në të ardhmën./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.