Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kalon afati i kirurgëve, nesër pritet t’i rikthehen grevës për rritje të pagave

Lajme 03/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët janë duke paralajmëruar grevën nga dita e nesërme, pasi kërkesat e tyre për rritje pagash nuk u realizuan

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pritet që nesër të rikthehen në grevë. Gazeta Shneta ka mësuar nga këshilli grevist se nesër do të jetë një grevë një ditëshe, për të vazhduar në fund të muajit me grevë të përgjithshme.

Greva do të mbahet pas kalimit të afatit të 1 qershorit për rritje të pagave. Këtë afat kirurgët ia patën dhënë ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Qeverisë së Kosovës, në janar të këtij viti kur u mbajt greva e klinikave dhe reparteve të kirurgjisë në QKUK dhe spitale rajonale.

Nesër poashtu pritet që të ndërpritet i gjithë programi i operacionieve, fillimisht në Kirurgjinë Abdominale pastaj për të vazhduar në klinikat tjera të kirurgjisë. Mjekët përveç rritjes dhe kategorizimit të pagave, po kërkojnë poashtu edhe rritjen e kujdestarive.

Në anën tjetër Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kanë deklaruar disa herë se janë duke punuar bashkë me Qeverinë për ndryshimin e Ligjit të Pagave. Sindikalistët poashtu kanë edhe një marrëveshje të nënshkruar me Koalicionin PAN, i cili udhëheq me qeverinë. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk është respektuar dhe as nuk pritet të respektohet të paktën sivjet.

Këtë e ka deklaruar vet kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një vizite në Ministrinë e Shëndetësisë. Haradinaj ka thënë se ngritja e pagave do të ndodh vitin e ardhshëm, ndërsa për sivjet “mbetet të shihet se çfarë mund të bëjnë”, kështu duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë rritje të pagave. Por kjo mund ta thellojë krizën në shëndetësi ku punëtorët po kërkojnë ngritje pagash që gati 2 vite. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDepresioni pas lindjes, çdo gjë që duhet të dini
Artikulli i rradhës Shqiptarja rrëfen si u braktis nga burri amerikan pasi e la shtatzënë

Ju sugjerojmë

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

12/06/2026 Lajme

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

12/06/2026 Lajme

53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

12/06/2026 Lajme

Shtatë foshnja lindën në 24 orët e fundit, mbi 430 vizita u realizuan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

12/06/2026 Lajme

Mbi 1900 pacientë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës gjatë muajit maj

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.