Susan Taylor, nënë e tre fëmijëve ka rrëfyer për Babyology pesë arsyet përse nuk do që të ketë vajzë, transmeton Gazeta Shneta.
1.Etja e të njohurit
Un vetvetiu jam njëra nga tri vajzat, kështu që të jetosh në një ambient me djem është diçka e re, emocionuese dhe krejtësisht ndryshe nga ajo që unë u rrita. Kur isha më e vogël, dëshiroja të kisha një vëlla, vetëm ta dija se çfarë nënkuptonte të kisha një të tillë. Dëshiroja t’i dija mënyrat e të menduarit, sportet që pëlqenin dhe gjërat e tjera të përgjithshmë, të cilat dukeshin mjaft të huaja për mua. Çdo gjë që ka pasur të bëjë rreth djemve, ka qenë e mistershme. Tashmë kam tre fëmijët e mi, dhe ndërveprimi i tyre në krahasim me vajzat është më interesant – thjeshtë e dua!
2.Lodrat e tyre janë më të lezetshme
Barbit dhe lojërat e vajzave? I kam bërë në fëmijëri. Ajo çfarë i bën më të lezetshme lodrat e djemve është sfidimi i inteligjencës së tyre dhe pjesës fizike. Madje në fëmijërinë time, shpeshherë kam lujatur me lodrat e djemve. Pra, kur laj me djemtë e mi, shpesh e ndjej vetën si fëmijë përsëri.
3.Lidhja mes vëllezërve është diçka e bukur!
Lidhja midis çdo vëllai apo motre është magjike, por mendoj se ka diçka ekstra speciale kur bjen fjala tek fëmijët me të njejtën gjini. Unë mendoj se djemtë priren të kenë një instinkt mbrojtës natyror, dhe unë e shoh këtë gjatë gjithë kohës tek tre fëmijët e mi. Po, ata luftojnë si të çmendur (a ka ndonjë vëllezër e motra që nuk e bëjnë?), por ata janë gjithashtu shumë mbrojtës për njëri-tjetrin dhe krenar që kanë vëllezër.
4. Ata mund të ndajnë miqtë, rrobat madje edhe sportet
Aftësia për të ndarë rrobat është sigurisht një tjetër shpërblim i madh për çdo vëlla dhe motër e të njëjtës gjini, dhe unë po filloj të vërej se si të kesh të gjithë djemtë do të jenë shumë më e lehtë kur bëhet fjalë për aktivitete shtesë, sidomos sportive. Dy të parët e mi tashmë luajnë ragbi,bëjnë not dhe arte marciale së bashku dhe jo vetëm vetëm që më kursejnë kohë, por është mirë që ata mund të bëjnë diçka fizike së bashku, ku ata gjithashtu kanë mbështetjen e njëri-tjetrit nëse është e nevojshme.
5.E ardhmja e tyre duket shumë e ëmbël
Fëmijët e mi janë ende mjaft të vegjël, kështu që unë dhe burri im jemi të detyruar të punojmë shumicën e kohës, megjithatë unë tashmë po filloj të shoh situata ku mund të kem kohë të lirë. Unë tashmë mund të përshkruaj shumë skenarë të fundjavës ku ata janë të gjithmonë duke bërë rrëshqitje mbi dallgë ose duke luajtur futboll.
Unë gjithashtu do të kem tre truproja shtesë dhe do të janë në dispozicion kur të rriten të hapin kavanozë, të ngritin çanta të rënda, të ndërrojnë llambat dhe për të gjetur atë që është një mendim i mirë. Le të shpresojmë vetëm që ata të mos fillojnë një bandë apo diçka të tillë!
Çfarë mendoni ju reth fëmijëve të të njejtës gjini?/Gazeta Shneta/


