Dhjetëra gjinekologë/e ia kanë mësyrë 10 pozitave të shefave të reparteve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është duke vazhduar procesi i përzgjedhjes së shefave të reparteve përmes konkursit të brendshëm, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta sjellë emrat e kandidatëve për këto pozita:
Shef i repartit të Patologjisë së Barrës – Naser Rafuna, Emira Miftari-Mekaj
Shef i repartit të infertilitetit me FAM – Leandrit Bejtullahu, Curr Gjocaj, Majlinda Aliu-Ibrani.
Shef i repartit të Sallave të Lindjes – Selman Demolli, Shpresa Musolli-Krasniqi, Agron Devaja.
Shef i repartit Lehonat Sekcio – Tefta Isufaj-Haliti, Sahadete Shala, Emira Miftari-Mekaj.
Shef i Ambullantës Specialistike – Pranimit – Hajrullah Latifi, Berat Krasniqi, Curr Gjocaj.
Shef i Repartit Paranatal – Vjosa Zejnullahu, Afrim Veliu, Fitnete Rraci-Nuraj, Agron Devaja.
Shef i repartit të Onkologjisë – Albana Gashi, Sabedin Fejzullahu, Shpresa Musolli-Krasniqi.
Shef i repartit Lehonat – Hajrullah Latifi, Vjosa Zejnullahu, Igball Gerbeshi-Musliu, Berat Krasniqi.
Shef i repartit Konservativës – Igball Gerbeshi-Musliu, Vlora Ademi-Ibishi, Curr Gjocaj.
Shef i repartit Operativës – Nexhmije Spahija, Shpresa Musolli-Krasniqi, Astrit Gashi, Arianit Sherifi, Brikene Elshani.
Ndërkaq në pozitat për kryeinfermiere të Klinikës kanë konkurruar Vjollca Jusufi, Sabrije Obërtinca, Bahrije Azizi dhe Nergjivane Mirena, kurse për pozitën kryeinfermiere të repartit të Patologjisë kandidate janë Sevime Kamberi-Bajqinovci, Haxhere Krasniqi, Ajshe Gjonbalaj.
Kandidate për kryeinfermiere të repartit të Konzervativës janë Melihate Rexhepi, Valbona Kelmendi-Gashi, Hasime Kostanica, Mimoza Dubova, ndërsa në Ambulanca Specialistike kanë kandiduar Arta Gashi, Mevlude Bajra, Gjelane Gjaka dhe Dijamina Lutfiu. /Gazeta Shneta/




