Pas pezullimit të punës në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kardiologia Dr. Aurora Bakalli i ka njoftuar të gjithë pacientët që vizitohen tek ajo, se do t’iu jap këshilla përmes viberi.
Profesoresha e mjekësisë e ka marr këtë hap pasi pacientët me sëmundje kardiovaskulare janë personat më të rrezikuar nga koronavirusi Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i saj i plotë:
Vdekshmëria e pacienteve me COVID-19 dhe semundje tjera, sipas te dhenave aktuale eshte:
Per te semuret kardiovaskular: 10.5%
Per te semuret me shtypje te larte te gjakut: 6%
Per te semuret me semundje te sheqerit: 7.3 %
Per te semuret me semundje kronike te frymemarrjes: 6.3%
Per te semuret me semundje kanceroze: 5.6%.
Pra, te semuret nga zemra kane vdekshmerine me te larte nese semuren nga virusi SARS-CoV-2.
Prandaj i rekomandoj keta paciente te jene te kujdesshem, t’i respektojne keshillat e Ministrise se Shendetesise dhe Institutit Kombetar te Shendetesise Publike.
Ndersa une, te semureve qe vizitohen te une ne menyre ambulantore dhe qe nuk kane nevoje urgjente te lajmerohen ne qendrat shendetesore, do t’ju jap keshilla nepermes rrjetit te komunikimit social.
Se bashku, me kujdes te shtuar, t’a tejkalojme sa me lehte kete sfide!