Kardiologu Dr. Daut Gorani ua ka dedikuar një letër falënderuese kolegëve të tij, familjarëve dhe miqve që e ndihmuan derisa ishte infektuar në gjendje të rënda nga sëmundja Covid-19.
Gorani tregon se është hospitalizuar në gjendje të rëndë me koronavirus, dhe thotë se nuk do t’i shkruante këto rreshta po të mos ishin kolegët e tij që e ndihmuan, transmeton Gazeta Shneta.
Letra e plotë e tij:
Miq të dashur, sot një muaj u shtriva në Kliniken e Sëmundjeve Infektive në Prishtinë në gjendje të rëndë me sëmundjen vdekjeprurëse Covid-19. Por sot, nuk do të mund ti shkruaja këto reshta po të mos ishin kolegët, familjarët dhe miqët e mi të dashur.
Falenderoj përjetësisht dhe pafundësisht:
Dr. Irid Biçakun dhe Dr. Zana Kaçanikun për dijagnostikimin brilant.
Prof. Dr. Salih Ahmetin YLLIN e mjekësisê Kosovare për mjekimin e shkëlqyeshëm.
Dr. Shaip Mujen për sigurimin e terapisë në kohën e duhur.
Sivëllëzërit e mi Dr. Fisnik Bashollin dhe Dr. Idriz Merovcin dhe mikun tim të çmuar Ymer Ajetin për kujdesin e vazhdueshëm.
Personelin e Repartit B të Klinikës Infektive për kujdesin e vazhdueshëm.
Familjen time Noren, Lisin dhe Lirzen për kujdesin, dashurin dhe përkrahjen e pakursyer.
Kolegët e Kardiologjisë invazive dhe Klinikës së Kardiologjisë, kolegët e Poliklinikes Elita dhe Biohit, shumë kolegë dhe kolege të QKUK, miqêt e mi të shumtë dhe familjarë të cilët me përkrahje dhe kujdesin e vazhdueshëm kontribuan në shërimin tim. Të gjithëve ju dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.
Me shumë respekt,
Dauti