‘Vija e shtatzënisë’, e quajtur zyrtarisht Linea Nigra, paraqet një vijë të errët që zhvillohet në të gjithë barkun tuaj gjatë shtatzënisë.
Është e mundur që ndonjëherë kjo vijë mund të ketë qenë më parë atje, megjithatë, ndoshta me ngjyra të lehta – sa kaloi pa u vënë re, shkruan American Pregnancy Association, transmeton Gazeta Shneta.
Para vijës së shtatzënisë është vija e lehtë ose e zbehtë që ndryshe quhet linea alba (vija e bardhë).
Ajo shkon nga kërthiza juaj në kockën pubike. Errësohet gjatë shtatzënisë duke marrë emrin linea nigra (vija e zezë).
Kjo vijë e shtatzënisë nuk është kurrë e zezë, megjithatë, ka ngjyrë kafe dhe më të errët.
Zakonisht është rreth ¼ deri në ½ inç i gjerë dhe shtrihet vertikalisht poshtë barkut tuaj nga kockat pubike deri në kërthizë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Megjithëse mund të shfaqet më herët, kjo vijë shtatzënie zakonisht mund të shihet me sy rreth muajit të 5-të të shtatzënisë.
Shkaku specifik i vijës së zezë është i panjohur, por besohet se lidhet me ndryshimin e hormoneve ose çekuilibrin e hormoneve si rezultat i foshnjës tuaj në zhvillim.
Një teori është se hormoni stimulues i melanociteve i krijuar nga placenta është faktori kryesor që kontribuon. Ky hormon gjithashtu besohet se shkakton errësimin rreth thithave.
Poashtu, nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar vijën e shtatzënisë. Është një pjesë e natyrshme e shtatzënisë.
Lajmi i mirë është se zakonisht pakësohet dhe zbehet menjëherë pas lindjes së fëmijës tuaj. /Gazeta Shneta/