Kur mësoni për herë të parë për ciklin menstrual dhe keni ciklin e parë menstrual ka shumë gjëra që duhet të dini si përcjellja e ciklit tuaj, menaxhimi i rrjedhës dhe ndërrimi i tamponave.
Lëngu menstrual
Shpesh here hulumtimet tregojnë se gratë shpesh mbivlerësojnë sasinë e lëngut menstrual të humbur gjatë një periudhe. Pavarësisht supozimeve tona më të mira, vëllimi mesatar i lëngut të humbur gjatë një periudhe është vetëm 35-50ml.
Njohja e dritarës tuaj pjellore
Një studim ka treguar se vetëm 13% e grave në studim identifikuan saktë ditët më pjellore të ciklit të tyre menstrual. për rekord, dritarja pjellore konsiderohet të jetë pesë ditë para dhe dita e ovulacionit me mundsinë më të mirë të një gruaje të konceptojë se janë dy ditët para dhe ditën e ovulacionit.
Ciklet e sinkronizimit është një mit urban
Besohet jerësisht se gratë që jetojnë se bashku ose kalojnë shumë kohë së bashku sinkronizojnë ciklet e tyre menstruale. Rezultatet e një studimi treguan se kjo nuk është e vërtetë, cikli menstrual i një gruaje nuk ndikon në ciklin e gruas tjetër.
Cikli menstrual zgjat vitet e jetës tuaj
Mesatarisht, gratë perëndimore kanë më shumë se 450 periudha në jetën e tyre. Kjo mund të mos duket si shumë kohë kur përhapet gjatë gjithë jetës por nëse gjakderdhja zakonisht zgjatë 4-5 ditë, kjo do të thotë që gratë kalojnë ekuivalentin e 5-6 viteve duke bërë menstruacione. /GazetaShneta/