Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin e tij social pohoi se katër pacienta janë shëruar nga COVID-19.
Pas përsëritjes së dytë të testimit pacientët zyrtarisht u shëruan nga COVID-19, transmeton Gazeta Shneta.
Ai gjithashtu falenderoi Klinikën Infektive, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierët dhe mjekët anembanë Kosovës për punën e kryer.
Postimi i plotë:
Katër pacientë të shëruar.
Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.
Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme.❤️?
T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë?
Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim
Ju faleminderit për bashkëpunimin!???/GazetaShneta/