Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka dhënë lajmin e mirë për katër pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19. Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme. T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë”, ka shkruar Vitia.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. /Gazeta Shneta/