Këngëtari Albatrit Muqiqi i ka bërë një dedikim të veçantë fëmijës së tij të parë, vajzës Amelia e cila sot ka mbushur tre vjet.
“Amelia vajza ime e dashur ,gëzimi jonë i parë. Urime ditëlindjen e 3-të zemra e babit. Dhashtë zoti ta kesh shendetin dhe harmonin së bashku me ne . Të don babi shumë.“Kush ka vajza botën ka”, ka shkruar Albatriti në Instagram.
Albatriti është i martuar me Egzonën që nga viti 2016 dhe tani janë prindër të dy vajzave dhe të një djali. /Gazeta Shneta/