“Nuk do ta doja një motër binjake”
E ftuar në emisionin “E diela shqiptare” dje ishte këngëtarja e njohur Evi Reçi e cila promovoi këngën me të cilën do të paraqitet në festivalit ‘Kënga Magjike’ dhe ky projekti titullohet “Dorëzohu”.
Por, para se të fillonte të këndonte në skenë iu bë një lloj ‘loje’ me dy vajza binjake, meqë rast këngëtarja zbuloi diçka që nuk ishte ditur për të.
Ajo tregoi se ka problem sa herë që sheh binjake, “Sa herë i shoh dy binjake bashkë, nuk arrij të përqendrohem”, tha ajo, shkruan Xing.al.
Po ashtu, Evi shtoi se nuk do të dëshironte ta kishte një motër binjake dhe theksoi “Besoj këtë fobi nuk do ta kisha, por nuk do ta doja një motër binjake”.
“Po nëse do të martoheshe me dikë që ka një binjak?”, i tha Arditi, “Do të ishte tmerr”, u shpreh Evi.