Nëse keni rënie të flokëve, apo thyerje të thonjve dhe probleme me gjumin, atëherë me shumë gjasa ju keni probleme me gjëndrat e veshkave tuaja.
Sipas ekspertëve funksioni i gjëndrave të veshkave është të prodhojë sa më shumë hormone duke përfshirë adrenalinën dhe tiroide.
Këto hormone luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë, pasi që rregullojnë metabolizmin, sistemin imunitar, presionin e gjakut dhe ndihmojnë trupin që të luftojë stresin, shkruan BeautyAndHealthtInfo, transmeton Gazeta Shneta.
Mosfunksionimi i këtyre gjëndrave paraqet probleme të shumta me trupin tonë, por mos u shqetësoni, sepse ekziston një ilaç që ju ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi, dhe atë mund ta përgatisni në kushte shtëpiake.
Përbërësit:
Arra
Mjaltë
Gjethe të thata majdanozi
Rrush i thatë
Xhenxhefil i terur
Si ta përgatisni:
Së pari i bluani arrat dhe gjethet e majdanozit së bashku. Pastaj, i shtoni rrushin e thatë, disa lugë mjaltë dhe pak xhenxhefil. Këtë përbërje e hani nga dy lugë në mëngjes me stomakun bosh.
Ekspertët thonë se ju duhet të merrni këtë ilaç 2 apo 3 herë në javë për të rivendosur ekuilibrin në trupin tuaj dhe ju do të filloni të vini re se jeni duke fjetur shumë më mirë gjatë natës dhe flokët dhe thonjtë tuaj do të jenë shumë më të fortë dhe më të shëndetshëm. /Gazeta Shneta/