Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Keni parë ëndërr se jeni shtatzënë? Ky është kuptimi

Këshilla për shtatzëna 14/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk ka rëndësi nëse je në grupin e njerëzve që i mbajnë mend ose jo ëndrrat, të shohësh ëndërr sikur je shtatzënë, zor të harrohet. Në përgjithësi te femrat kjo lloj ëndrre përçon një ndjenjë të tmerrshme, aq sa mund edhe të zgjohesh papritur, duke prekur barkun për t’u siguruar që ishte vetëm një ëndërr.

Është një lloj ëndrre aq e gjallë, saqë nëse e sheh për herë të dytë, nuk je më e sigurt nëse është e vërtetë.

Mund ta kesh pyetur veten shpesh për këtë lloj ëndrre. Mos vallë trupi po tenton të më thotë diçka? Mos jam vërtet shtatzënë? Duhet të bëj diçka për shtatzëninë time?

Në fakt, ëndrrat për shtatzëninë te femrat janë mjaft të zakonshme. Këto lloj ëndrrash përfaqësojnë fillime të reja, lidhje me njerëz të rinj, njohje, ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale apo diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe që po e kërkon.

Të jesh shtatzënë në ëndërr, ndryshe nga ajo që mendohet, është një gjë pozitive që tregon se po përjeton diçka në rritje, ose edhe një marrëdhënie të re.

Por, kjo lloj ëndrre mund të jetë në të njëjtën kohë edhe simbol, në lidhje me mënyrën se si po shfaqet kreativiteti në fusha të ndryshme të jetës, por edhe në gjendjen shpirtërore.

Nëse ndjenja e përgjithshme në ëndërr është një lloj pritjeje e lumtur, atëherë mendo se një ngjarje emocionuese apo diçka që ndryshon po të ndodhë në jetë, ose do të ndodhë diçka për të cilën ke shpresuar prej kohësh, shkruan revista “class”. Nëse dëshira për të pasur fëmijë është diçka që e ke në plan, ëndrra mund të jetë një sinjal për ta bërë konkrete dëshirën.

Por, nëse shtatzënia është shumë larg mendjes, atëherë ka shumë të ngjarë që fëmija në ëndërr është vetëm një metaforë për diçka të re që po të sjellë jeta. Por është, pa dyshim, emocionuese, e ndryshme, e bukur.

Artikulli paraprakNjë vjehërr si Shyhretja: Poston foton e nuses me nipin në Instagram
Artikulli i rradhës Çudia indiane: Pse prindërit atje nuk i ndëshkojnë fëmijët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.