Intimiteti është në mesin e elementeve kyçe në marrëdhënie, përfshirë këtu edhe komunikimin e ndjenjave.
Megjithatë, ndodh nganjëherë që njëri nga partnerët të jetë i ngathët në shtrat, gjë që mund të çrregullojë paksa harmoninë në një lidhje.
Sidoqoftë, ekzi stojnë disa ushqime, për të cilat Living ka përgatitur një listë, që përformojnë përformancën tuaj në shtrat, të cilat do ceken në paragrafët e mëposhtëm.
Shalqiri: Ky frut i ëmbël, freskues, ka një përbërës që mund të ketë efekte të ngjashme me ilaçet për disfunksionin erektil në enët e gjakut. Mund edhe të rrisë dëshirën për seks, thonë studime të ndryshme. Pjesa më e madhe e shalqirit është ujë, por përmban edhe likopen, një antioksidues që është i mirë për zemrën, prostatën dhe lëkurën.
Kafeja: Filxhani i kafesë është më shumë se një produkt që duhet patjetër për të dalë gjumi. Mund të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale. Burrat që konsumojnë 2-3 filxhanë kafeinë në ditë janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga disfunksioni erektil. Kjo ndodh sepse kafeina përmirëson rrjedhjen e gjakut. Shumë lloje çaji gjithashtu kanë përmbajtje të lartë në kafeinë.
Çokollata e zezë: Kjo ëmbëlsirë sjell një sërë përfitimesh në shëndet, përfshirë edhe pjesën poshtë belit. Çokollata është e pasur në flavonole, lëndë ushqyese bimore që mund të rrisë rrjedhjen e gjakut dhe ul tensionin. Ndihmon gjithashtu trupin të prodhojë më shumë oksid nitrik, që mund të ndihmojë me ereksionet dhe gjendet në shumë ilaçe për disfunksionin erektil.