Mamia Razije Musa , vjen çdoherë me këshillat e saj drejtuar nënave të reja.
Këtë herë, ajo në rrjetin social “Facebook” ka treguar brengat e nënave në lidhur me planifikimin familjar shkruan GazetaShneta.
Për më shumë , lexoni postimin e saj të plot:
PLANIFIKIMI FAMILJAR BËHET NGA ÇIFTI
Të dashura nana/gra, shumë herë më shkruani duke më pyetur se cilat janë sygjerimet e mia, kur duhet të vijë në jetë fëmija i parë dhe kur më vonë i dyti apo i treti.
Pyetjet më të shpeshta më vijnë nga gratë e reja të cilat janë martuar dhe po hasin në presionin e rrethit për të bërë fëmijë. Është totalisht e pakuptueshme që të tjerët të bëjnë planifikimin e jetës tuaj dhe ardhjes në jetë të fëmijëve tuaj.
Ju asnjëherë nuk duhet të bini pre e ndikimit të tjerëve. Muhabetet si nusja e filanit apo fistekut qenka shtatzënë nuk duhet të ndikojnë në ju.
Ideale do të ishte që të instalohet një kulturë e atillë që të tjerët të kenë kujdes me pyetjet e tyre. Nuk pyetet një çift se kur do të keni fëmijë, a ka diçka të re ose kur do të vijë fëmija i dytë apo i tretë.
Unë hallin e kam më shumë te gratë që janë në tentativat e para për të sjellë në jetë fëmijën e parë ndërsa presioni u shkakton një stres i cili edhe mund të vonojë procesin e mbetjes shtatzënë.
Prandaj, përballë çdo njeriu që ju bënë pyetje të tilla, kujtoni këshillën time, thjeshtë buzëqeshni dhe injoroni, mos u jepni llogari njerëzve pse ende nuk ka ndodhur shtatzënia, ose pse po pritni ende për të sjellë në jetë një fëmijë.
Është jeta juaj dhe fëmija le të vijë atëherë kur ju jeni gati për t’a pritur.
Me dashuri, Razija./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU