Një shqetësim që shumë nëna mund të kenë është se nëse është në rregull t’i ushqejnë bebet e tyre me mish peshku, pule apo mish të kuq. Në një përgjigje të mamisë Razije Musa ajo tregon për rëndësinë dhe kujdesin që duhet shtuar kur ushqeni bebet tuaja me këto lloj mishra.
”Mishi i pulës jepet prej gjashtë muajve pa asnjë problem. Nënat duhet t’i kushtojnë KUJDES mishit të peshkut, ai duhet të përzgjedhet me kujdes. Peshku më i mirë është ai që ka më së paku merkur, pra tuna dhe salmoni.” ka shtuar ajo.
Ndërsa sa i përket mishit të kuq të lopës sipas znj.Musa, ai duhet të përdoret prej muajit të 8 apo të 10 atëherë kur beba ka dhëmbë dhe mund të përtypë.
”Mos harroni në racionet javore edhe po të mos ketë mish dy ditë nuk ka asnjë problem. Për një jetë të shëndetshme të vogëlushëve koncentrohuni në sa më shumë pemë dhe perime.” përfundoi ajo.
/ Gazeta Shneta


