Mamia Razije Musa, në rrjetin social “Facebook’’ shtjellon njërin ndër problemet më shqetësuese te prindërit.
Kësaj rradhe mamia Razije Musa vjen me një këshillë cilësore drejtuar prindërve; kujdesin ndaj infeksioneve urinare te fëmijët shkruan GazetaShneta.
Njoftimi i saj:
SI T’I PARANDALOJMË INFEKSIONET URINARE TE FËMIJËT
Të dashur prindër, shumë herë më pyesni si me i’a bo me infeksionet urinare te fëmijët.
Infeksionet e traktit urinar janë të shpeshta dhe shkaktohen kryesisht nga bakteret.
Pediatri në të shumtën e rasteve e trajton infeksionin me antibiotikë adekuat.
Nëse infeksionet kthehen shpesh kjo mund të jetë shenjë e ndonjë keqformimi apo keqfunksionimi të traktit urinar, prandaj konsultoni një Pediatër/Urolog.
Krahas këshillave të Pediatrit unë gjithmonë ju rekomandoj prindërve që fëmijëve me ju dhënë ujë e jo lëngje me sheqer.
Gjithashtu e rëndësishme është që pastrimi i pelenës të jetë adekuat pra nga lartë poshtë dhe jo anasjelltas.
Pastrimi me ujë në zonën intime ndihmon në mbajtjen e higjienës adekuate dhe largimin e bakterieve. Pas pastrimin thani pjesën e pastruar dhe vendosni pelenat kualitative.
Urinokultura është analiza kyqe për gjetjen e llojit të bakteries.
Për fëmijët e vegjël përdorni qeset për marjen e mostrës dhe të njejtën shpejtë vendoseni në epruvetë sterile që të mos kontaminohet me bakterie të ambientit.
Kushtoni kujdes këtyre infeksioneve dhe qëndroni në kontakt me Mjekun tuaj.
Me dashuri, Razija./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.