Me disa ndryshime në stilin e jetesës dhe me durim ju mund të keni fytyrë të shëndetshme dhe pa asnjë shenjë.
Më poshtë rendisim disa këshilla për lëkurë të mirë të fytyrës: Lëkura duhet të marrë frymë gjatë natës dhe këtë e pengon grimi, andaj duhet të pastroni grimin çdo mbrëmje. Nuk preferohen faculetat e lagura për pastrim.
Kur dielli është i fortë duhet të vendosni mbrojtës. Ngrënia e frutave dhe sallatave të freskëta, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë proteina, vitaminë A e vitaminë C bëjnë që të keni lëkurë të shëndetshme. Vrapimi, ushtrimet e joga i japin trupit qarkullimin e nevojshëm të gjakut dhe ndihmojnë në pastrimin e gjithë trupit përmes djersëve.
Lodhja dhe gjumi jo i rregullt kanë ndikim të madh në shëndetin e lëkurës prandaj duhet t’u kushtohet shumë rëndësi.