Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla si ta zbardhni lëkurën në pjesën intime

Femina 12/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Akantosis nigrikans ( acanthosis nigricans) është një gjendje e lëkurës që zakonisht shfaqet tek personat që kanë ngjyrën e errët të lëkurës dhe personat mbipeshë, por nuk përjashtohen rastet e shfaqjes edhe tek personat e tjerë.

Kjo gjendje e lëkurës zakonisht shfaqet në zonën intime, nën sqetulla, në qafë, bërryla, gjunjë etj. Akoma nuk është zbuluar shkaku specifik i kësaj gjendje të lëkurës sepse mund të vijë edhe si shkak i sëmundjeve të ndryshme si diabeti, çekuilibri hormonal, gjeneve, diabetit etj.

Akantosis nigrikans zakonisht nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike. Ja disa mënyra se si t’i zbardhni këto zona, sidomos zonën intime: Aloe Vera: kjo bimë trajton probleme të ndryshme të lëkurës.

Aplikoni xhelin e Aloe Veras në zonën intime dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni zonën me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo ditë derisa të vëreni rezultate të dukshme. Sodë buke: përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë.

Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet. Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje. Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të cilët janë shumë të dobishëm për heqjen e lëkurës së vdekur dhe tonifikimin e saj.

Lëngu i limonit përshpejton rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës gjithashtu. Përzieni një filxhan lëng limoni me një lugë mjaltë, lyeni zonat problematike dhe mbajini për 20 minuta. Shpëlahuni me ujë të pastër. Për rezultate të shpejta e të dukshme përsëriteni këtë metodë çdo ditë. /Gazeta Express/

Artikulli paraprakLëvozhgat e vezëve mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj
Artikulli i rradhës Teknika ‘magjike’ e pediatrit për t’i qetësuar foshnjat

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.