Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshillat për një marrëdhënie më të mirë me vjehrrën tuaj

Femina 10/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Raporti nuse- vjehrrë është një marrëdhënie e vështirë në të gjithë botën. 

Shumica prej nesh, di raste marrëdhëniesh të tilla, të të dy skajeve: nuse dhe vjehërr që kanë një marrëdhënie të ngrohtë, miqësore, me dashuri dhe kujdes dhe marrëdhënie plot mosmarrëveshje, në një betejë pafund. Por, kuptohet që ka edhe raste të ndërmjetme.

Dhe, secila ka diçka për të thënë, shkruan LajmiFundit.
Të jesh vjehrrë e mirë:

▪ Fillimisht pranojeni nusen si dikë që e ka zgjedhur djali juaj sipas shijeve të tij.
▪ Kini gjithnjë parasysh se nusja dhe djali kanë jetën e tyre. Mos kërkoni të dini gjithçka për aktivitetet jashtë shtëpisë. Sa më pak t’i pyesni, aq më me dëshirë ata mund t’ju përfshijnë vetë.
▪ Mos merrni vendime për gjëra që i takojnë nuses, edhe pse jetoni së bashku, duke hamendësuar, pa e pyetur më parë. Për shembull, mos e rregulloni krevatin e çiftit, sidomos pasi e keni vënë re se nuses nuk i pëlqen kjo gjë.
▪ Mos merrni vendime me kokën tuaj sidomos në lidhje me fëmijët. Për shkollën e tyre, rregullat, oraret apo aktivitetet jashtëshkollore vendosin prindërit.
▪ Përpiquni të kuptoni me dashamirësi se cilat janë sjelljet tuaja që nuk pëlqehen, për të mos i përsëritur ato. Kështu keni shumë shanse për të mos u konfliktuar.
▪ Respektoni frymën e re në dekorimin e shtëpisë. Vlejnë gjithnjë konceptet bashkëkohore.
▪ Largohuni me mençuri në moment kur duhet të lihet çifti vetëm. Për shembull: nëse djali do të niset për një udhëtim, takojeni në mbrëmje dhe jo herët në mëngjes, kohë në të cilën ai do të ndahet me të shoqen.
Disa këshilla për nuset:
▪ Ashtu si për vjehrrat, të jesh një nuse e mirë është e rëndësishme për klimën familjare.
▪ Vjehrra është nëna e bashkëshortit dhe gjyshe e fëmijëve tuaj, pra një pjesë shumë e rëndësishme e familjes.
▪ Mos u ankoni çdo ditë që jetoni me vjehrrën. Nëse e keni pranuar këtë fakt që në fillim mundohuni të bashkëjetoni me qytetari me të. Pranojeni si pjesë të familjes dhe mos mendoni se lumturia juaj varet prej saj.
▪ Nëse vjehrra kritikon pamjen, stilin tuaj të prindërimit etj., përballuni me të në moment dhe jo pas disa kohësh ose në mbrëmje t’i ankoheni bashkëshortit. Reagoni qartë, pa agresivitet, për gjërat që nuk ju pëlqejnë, si psh: në rritjen e fëmijëve.
▪ Mos reagoni për pakënaqësitë tuaja kur fëmijët janë të pranishëm.
▪ Nëse për shkak të moshës nuk ju pëlqen që ajo të angazhohet me gatimin, larjen e enëve apo punë të tjera, thojani me qetësi, pa e fyer, duke i ofruar një punë tjetër për të cilën ju do të kishit më shumë nevojë ta bënte ajo. Ose, për shembull, tregojini se do të ishte më mirë të kujdesej për lulet.

Artikulli paraprakMjeku kosovar këshillon nënën që ta ushqejë beben 2 muajshe me qumësht lope
Artikulli i rradhës Forma e gishtit të madh tregon diçka të rëndësishme për ju

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.