Mamia me përvojë nga Materniteti i Londrës, Razije Musa, tregon këshillën e radhës për të gjitha nënat e reja.
Musa, e cila jeton dhe vepron në Angli, përmes Gazeta Shneta do ju tregojë se si bëhet rregullimi i shtratit të bebës suaj.
Rregullimi i shtratit në mënyrë të sigurtë dhe të duhur
- E di që duken bukur, por aspak nuk preferohen dhe as nuk rekomandohen mbulesat dekoruese që vendosen rreth e rreth shtratit, për shkak të ventilimit të ajrit.
- Dysheku duhet të jetë i veçantë për bebe
- Mbulesa e dyshekut (çarçafi) duhet të jetë i shtrirë mirë në mënyrë që bebja mos të mund ta fus ë gojë.
- Mos të vendoset jastëkë para një viti.
- Nëse e mbuloni bebën me qebe/plaf, ajo duhet të jetë e futur mirë në skaje të shtratit në mënyrë që mos të mundet bebja të mbledh me duar dhe duart e bebës duhet të jenë jashtë.
- Gjumi më i sigurt është nëse futet bebja në thasë adekuat për bebe.
- Nuk bën t’iu lini lodra afër në shtrat, për shkak të sigurisë së bebës dhe akumulimit të pluhurit që ato bëjnë.
Shkrim me shumë dashuri nga Razije Musa. /Gazeta Shneta/