Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se sot ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Zemaj ka thënë se qëllimi i politikave të tij është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës dhe të ulet numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri në Bordin e ri ka emëruar Petrit Bruqin, kryesues, ndërsa anëtarët janë Lulzim Emini, Zana Haraqia, Fakte Hoxha-Haziri dhe Bujar Muqolli.
Ndërkaq në Komisionin për vlerësimin mjekësor për implementimin e programit mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, janë emëruar Fadil Beka, kryesues dhe anëtarët Milazim Veselaj, Jeton Shatri, Shkelzen Elezaj dhe Naser Berisha. /Gazeta Shneta/