Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha më 18 nëntor të vitit 2016 kishte deklaruar se Astrit Dehari kishte bërë vetëvrasje në qelinë e tij.
Hoxha këtë konstatim e kishte nxjerr nga raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët kishin kryer obduksionin e trupit të Deharit. “Vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike, mbyllja e organeve të frymëmarrjes si pasojë e mbylljes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga një mjet i fortë”, kishte deklaruar Hoxha.
Raportin për rastin Dehari e kishin kryer tre mjekët ligjor, Flamur Blakaj, Naim Haliti dhe Musa Gashi.
Por ky raport tashmë është në kundërshtim me ekspertizën e Institutit zviceran për rastin Dehari. Kjo ekspertizë vë në dyshim mundësinë për vetëvrasje, ndërsa shton mundësinë për implikimin e një personi të tretë. Ekspertët zviceran kanë kërkuar hetime të detajuara dhe të pavarura për provat që mungojnë. /Gazeta Shneta/