Studimi më I ri ka zbuluar se meshkujt, të cilët janë shumë aktiv ne palestër, kanë pasion seksual më te vogël sesa meshkujt që ushtrojnë më pak fizikisht.
Ky grup I meshkujve arrinë një pikë kulminante pas palestrës, dhe si rezultat janë tejet të lodhur dhe më pak të interesuar për seks, shkruan telegraph.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Ky rezultat është mundësuar nga 1100 meshkuj amerikanë, të cilët i janë nënshtruar një pyetësori online rreth jetës së tyre seksuale, pyetje si psh., sa shpesh mendojnë për seksin gjatë ditës. Përpos këtyre pyetjeve, janë mbajtur detaje edhe rreth shprehive të ushtrimeve, sa kohë kalojnë në palestër sportive, etj., transmeton Gazeta Shneta.
Pas këtij testimi meshkujt janë kategorizuar bazuar në kohëzgjatjen e ushtrimeve, dhe pastaj në bazë të intenzitetit, qoftë i lehtë, mesatar apo intenziv, në po të njejtat kategori është renditur edhe dëshira e tyre seksuale.
Ky studim është publikuar edhe në të përditshmen Medicine & Science in Sports & Exercise. /Gazeta Shneta/