Fiona Mcintosh është kreatorja e një fustani mjaft të vecantë që duket se do të lehtësojë jetën e vajzave dhe grave kudo.
Kompania e saj ofron rroba të përpunuara me materiale ekologjike të cilat nuk janë të dëmshme për ambientin dhe mjedisin, transmeton Gazeta Shneta.
Fiona tregon se si e ka veshur atë fustan për 1 javë me radhë, vetëm për të vërtetuar nëse fustani do të ndotej ndopak ose nëse do të mbushej me erë djerse.
Për habinë e Fionas dhe të vajzave të saj të cilave, veshja e rrobave të njejta për ditë me radhë është e pakuptueshme, fustani doli të mbajë erën e freskët gjatë gjithë kohës, shkruan Daily Mail.
Ky fustan është i punur me lesh merinoje, jo më i trashë se pambuku. Një fustan me dizajn të thjeshtë që është i përshtatshëm për të gjitha moshat.
Në realitet, leshi i merionosë apo leshi i deleve është i krijuar ashtu që gjatë verës t’i mbajë delet sa më freskët. Funksionon në mënyrë të tillë që absorbon lagështinë që trupi e liron.
Një e vecantë e këtij fustani është zona e nënsqetullave. Nga eksperimenti i bërë nga Fiona, kka rezultuar që ai nuk mban erë të pakëndshme edhe nëse djersiteni ose keni lagështi trupore.
Eksperimenti tjetër I kryer në të, ka përfshirë rreth 13 vajza të cilat duhej ta veshnin sa më gjatë që mundeshin dhe pa e pastruar. Një nga rastet ka arritur që të qëndrojë 100 ditë pa e pastruar fustanin. Ajo ka treguar se njollat e vogla i ka pastruar me sfungjer apo pëlhurë të lagësht.
Më në fund një rrobë që me të vërtetë përmbushë nevojat e cdo femre./GazetaShneta/







