Koronavirusi mbylli pjesën më të madhe të shteteve gjatë muajit mars dhe prill, por ndërsa në muajin maj dhe qershori filluan gjërat të zhvendosën dhe t’i japin fund bllokimeve me rihapje të ngadalët të bizneseve.
Tani gjatë muajit gusht, në varësi të vendit ku jetoni zbatoni rregullat e përgjithshme të institucioneve përkatëse.
Sidoqoftë, masat paraprake të sigurisë si maskat e detyrueshme të fytyrës dhe rregulloret e distancës sociale funksionojnë vetëm nëse shumica e njerëzve i ndjekin ato përcjell Gazeta Shneta.
Dhe ndërsa masat e bllokimit janë lehtësuar, në anën tjetër, numrat me rastet e koronavirusit janë rritur në shumë shtete.
Duket e sigurt se jo çdo aktivitet është i sigurt mes koronavirusit – edhe nëse ju lejohet teknikisht ta bëni atë, kjo mund t’ju rrezikojë të kontraktoni Covidin.
Siç shpjegon Dr. Leann Poston, mjeke e licencuar dhe këshilltare mjekësor për Invigor Medical, gjithçka që bëjmë në jetë na kërkohet që të “peshojmë midis rreziqeve dhe përfitimeve“.
Për shembull, ngasja e një makine është e rrezikshme, por ne mund ta minimizojmë atë rrezik duke bërë gjëra të tilla si mbajtja e rripit të sigurimit, ndjekja e rregullave të trafikut dhe mos ngasja e makinës kur jemi të paaftë ta drejtojmë atë.
Por të presësh që njerëzit të mos ngasin makina për shkak të rreziqeve është joreale dhe kështu është “të presësh që njerëzit të izolojnë plotësisht veten nga ekspozimi ndaj Covid ose ndonjë patogjen tjetër”, thotë ajo.
Pra, gjatë pandemisë, cilat rreziqe ia vlen të ndërmerren dhe cilat duhet të shmangni me çdo kusht?
Këtu është një listë e gjërave që mund të ju dërgojnë drejt rreziqeve të kontraktimit të virusit korona:
– Larja e duarve në më pak se 20 sekonda;
– Përdorimi i celularit përgjatë blerjeve në market;
– Ndarja e kozmetikës dhe mjeteve higjenike me të tjerët;
– Shtrëngimi i duarve gjatë përshëndetjeve;
– Përqafimet;
– Përdorimi i lenteve direkt në sy, pa i pastruar duarët paraprakisht;
– Mbajtja e dorezave për një kohë të gjatë;
– Përdorimi i të hollave cash në vend të kartelave bankare;
– Vozitja e veturës së një personi tjetër;
– Marrja e ashensorit;
– Përdorimi i pishinave publike;
– Mosmbajtja e një maske në publik;
– Frekuentimi i ambienteve publike kur ndjeheni të sëmurë;
– Bartja e një maske e cila nuk është pastruar pas përdorimit;
– Sallonet e ondulimit
– Udhëtimet me autobus dhe avion;
– Teatri dhe palestra;
– Vizitat nëpër ambientet familjare;
– Baret dhe restorantet; /Gazeta Shneta/