Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto gjëra duhet t’i keni me vete kur shkoni në spital për lindje

Këshilla për shtatzëna 05/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që janë kryesisht në shtatzaninë e tyre të parë, ndonjëherë janë konfuze se çfarë duhet të marrin me vete në spital kur të shkojnë për lindje. Ndoshta sepse nuk kanë mundësi të marrin informata nga dikush i familjes apo thjeshtë nuk kujtohen. Andaj, ne kujdesemi që çdo herë për pacientët tanë t’i informojmë me kohë se çfarë ju duhet të kenë me vete kur vijnë në spital.

Është një ide e mire që të keni me vete një qantë të paketuar dhe të bërë gati qysh kur hyni në javën e 36të të shtatzanësië, sepse edhe nëse do ju duhet të shkoni papritur në spital atëherë ju do të keni mundësi të merrni gjërat që ju duhen me vete.

Disa spitale e kan të caktuar se çfarë ju lejojnë të sillni me vete nga shtëpia por janë disa elemente të cilat janë të domodsoshme për secilën grua të jetë e pajisur me to kur është gati për të shkuar në spital për lindje.

Këtu duhet pasur parasysh edhe faktin që ndonjëherë në dhomat e spitalit nuk ka hapsirë të mjaftueshme për shkak të numrit të madh të pacienteve, kështuqë është mirë që të keni mjaftueshëm sa për të mos zënë shumë hapsirë që juve ju duhet për shfrytëzim.

Ju mundeni edhe të paketoni dy çanta. Njërën për kohën e lindjes dhe tjetrën për kohën pas lindjes, gjërat që ju duhen për beben tuaj. Është mire të mbani një listë me gjërat që ju duhen në mënyrë që ta kontrolloni kohë pas kohe nëse keni blerë të gjitha gjërat e nevojshme.

Pra, çka do të duhej të merrni me vete kur shkoni në spital për lindje

Kjo është një listë e gjërave më me rëndësi që ju duhen ti keni me vete kur shkoni në spital për të lindur bebin tuaj.

– Kopjen e raportit tuaj mjekësor

– Papuqe për dhomë

– Qorape të pambukut (në rast se është dimër dhe është ftohtë)

– Vaj ose losion për masazhë nëse dëshironi që dikush të ju bëj masazhë gjatë lindjes

– Balsam për buzë

– Ushqime dhe pije, gjithmonë nëse janë të lejuara nga spitali ku do të lindni.

– Gjëra që ju ndihmojnë të jeni më të relaksuara ose që të kaloni kohën më lehtë si libra, revista etj.

– Telefoni dhe rimbushësi i baterisë. Nëse dëshironi të dërgoni njoftimet se keni lindur, merreni telefonin me vete.

– Gjërat që ju duhen për banjo (shampon, peceta etj)

– Lidhëse flokësh. Dikush ka dëshirë që ti lidhë flokët para ose prapa gjatë lindjes

– Shishe me ujë dhe peceta të lagura për tu freskuar herë pas here

– Muzikë. Është mire të dëgjoni muzikë gjatë kësaj kohe.

– Jastëk në mënyrë që të ndiheni sa më rehat sa jeni duke qëndruar aty. Mund të gjeni edhe peshqirë të vegjël për dorë që ju duhen pastaj edhe për gjidhënie.

Krejt këtë listë është e rëndësishme ta keni me vete pasiqë do të ndiheni më rehat edhe në raport me veten, punonjësit e spitalit apo edhe grate tjera që e ndajnë dhomën me ty. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMe këto truqe mund të kuptoni gjininë e bebit tuaj në mitër
Artikulli i rradhës Këto gjëra nuk duhet t’i bëni nëse vuani nga insomnia

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.