Çka janë komplikimet e shtatzënisë?
Komplikimet e shtatzënisë janë probleme shëndetsore që ndodhin gjatë shtatzënisë. Këto mund të përfshijnë shëndetin e nënës, të bebes apo të dyja.
Disa gra kanë probleme para se të mbesin shtatzënë të cilat mund ti çojnë në komplikime gjatë shtatzënisë. Disa probleme tjera shfaqen gjatë shtatzënisë.
Pavarësisht nëse ky komplikim është i zakonshëm ose i rrallë, ekzistojnë mënyra si ti menaxhoni problemet që vijnë gjatë shtatzënisë.
Problemet shëndetësore para shtatzënisë
Para se te mbeteni shtatzënë ju duhet të bisedoni me doktorin tuaj rreth problemeve që keni tani ose që keni pasur në të kaluarën. Nëse jeni duke i trajtuar këto probleme, doktori juaj mbase do të j’u kërkojë të ndryshoni mënyrën si është menaxhuar shëndeti juaj. Disa medikamente që përdoren për trajtimin e problemeve shëndetësore mund të jenë të rrezikshme nëse mirren gjatë shtatzënisë. Në të njejtën kohë, mos marrja e medikamenteve që ju duhen mund të jetë më e rrezikshme se sa marrja e tyre. Sigurohuni që bebi juaj do të jetë mirë kur shëndeti juaj është në kontrollë dhe ju merrni kujdes të duhur prenatal.
Problemet shëndetësore gjatë shtatzënisë
Ndonjëherë, problemet e shtatzënisë shfaqen edhe te gratë e shëndetshme. Disa teste prenatale të bëra gjatë shtatzënisë, mund të ndihmojnë t’i parandaloni këto probleme apo ti vëreni në kohë të hershme.
Mësoni me kohë për komplikimet që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë. Thërrisni doktorin tuaj nëse keni ndonjë nga simptomat më poshtë. Nëse gjeni ndonjë problem të tillë, sigurohu që e ke ndjekur këshillën e doktorit për trajtim, me kujdes.
Nëse e bëni këtë do të përmirsojë shanset tuaja për të pasur lindje të sigurt dhe një bebe të fortë dhe të shëndetshme.
– Anemia (Numri më i vogël i rruzave të kuqe të gjakut)
– Depresioni (Pikëllim ekstrem gjatë shtatzënisë apo pas lindjes)
– Shtatzënia Ektopike (Ndodhë kur qeliza vezë fekondohet jasht mitrës)
– Probleme fatale (Bebi i palindur ka probleme shëndetësore, si rritje të dobët apo probleme me zemër)
– Diabeti Gestational (Nivel shumë i lartë i sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë)
– Tensioni i lartë i gjakut (Tension i lartë që fillon pas javës së 20 të shtatzënisë dhe largohet pas lindjes)
– Hyperemesis Gravidarum (Marramendje dhe vjellje e ashpër dhe konstante gjatë shtatzënisë
– Dështimi i shtatzënisë (Humbja e shtatzënisë për shkaqe natyrore ndodhë para javës 20të. 20% i shtatzënive përfundojnë në këtë kohë. Nganjëherë dështimi ndodhë edhe kur gruaja ende se ka marrë vesh që është shtatzënë
– Placenta Previa (Placenta e bllokon tërë pjesën e hapjes së legenit brenda mitrës
– Lindja e parakohshme (Kjo nënkupton të shkojmë për lindje para javës 37të)